Programi "Transparenca e Buxhetit"


Programi “Transparenca e Buxhetit” është konceptuar dhe ndërtuar si një instrument për monitorimin e të Ardhurave, Shpenzimeve dhe Investimeve publike të bashkive në kuadër të rritjes së transparencës ndaj publikut. Përdorimi i kësaj platforme ka lehtësuar qasjen e publikut ndaj informacionit si edhe ka ndikuar në përfshirjen e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe bizneseve në vendimmarrje. Duke marrë parasysh natyrën teknike të buxhetit, është e rëndësishme që informacionet të cilat janë pjesë e buxhetit të përgatiten dhe të shpërndahen në mënyrë të thjeshtëzuar në mënyrë që publiku i gjerë të mund t’i kuptoj dhe të jetë në gjendje të bëjë komente apo të kërkojë informacione shtesë. Përmes këtij programi mundësohet transparenca online e buxhetit për publikun, të cilët mund të njihen në kohë reale me çdo detaj dhe punë që ndodh në nivel vendor, duke u bërë edhe pjesë e sugjerimeve online.



Programi Transparenca e Buxhetit është e implementuar në dy bashki:


Bashkia Shkodër

buxheti.info/shkoder

Realizuar me mbështetjen e dldp

Bashkia Durrës

buxheti.info/durres

Realizuar me mbështetjen e dldp

Analiza dhe krahasime për buxhetin vendor

KONTAKT

Rruga : Asim Vokshi | Nd 14| H 25 |Ap 26 , Tirana, Albania

+355 (0) 67 20 29 552

sales@smartprocesses.net