01110 - Planifikimi Menaxhimi dhe Administrimi

Programi buxhetor planifikimi, menaxhimi dhe administrimi përbën rreth 36% - 40% të buxhetit të tre viteve të ardhshme 2020 – 2022. Në buxhetin e vitit 2020, rreth 72% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar të shpenzohet për shpenzime personeli dhe 28% për mallra dhe shërbime, ndërkohë që nuk ka të parashikuar asnjë investim. Gjatë 2021 – 2022 ky program buxhetor do të vijojë të mbetet sektor strategjik duke zënë deri në 40% të buxhetit të bashkisë.  

Shiko Programin

09120 - Arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollor

Programi buxhetor arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollor përbën rreth 18% të buxhetit të bashkisë të viteve 2020-2022, ku rreth 89% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar për shpenzime personeli dhe 11% për shpenzime mallra dhe shërbime. Ndërkohë që bie në sy se nuk është parashikuar asnjë investim gjatë 3 viteve në këtë program.

Shiko Programin

04520 - Rrjeti rrugor rural

Programi buxhetor rrjeti rrugor rural përbën rreth 7% të buxhetit të bashkisë gjatë 2020 – 2022. Gjatë këtyre 3 viteve, 84% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar për shpenzime personeli ndërsa 16% për mallra dhe shërbime. Ndërkohë që nuk është parashikuar asnjë investim kapital në këtë program buxhetor. 

Shiko Programin

06260 - Shërbime publike vendore

Programi buxhetor shërbime publike vendore përbën rreth 7 - 11% të buxhetit të bashkisë të viteve 2021 – 2022. Në buxhetin e vitit 2020, 99% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar shpenzime personeli, 1% për mallra dhe shërbime ndërsa nuk ka asnjë investim kapital të parashikuar. Gjatë 2021 – 2022 në këtë program buxhetor parashikohet të alokohen investime kapitale në masën 13 - 43%.  

Shiko Programin