Himara

BASHKIA Fushe Arrez

Bashkia Fushë Arrëz shtrihet përgjatë ish rrugës kombëtare Shkodër – Kukës – Prishtinë dhe gjendet në pjesën verilindore të Shqipërisë. Në kontekstin gjeografik, Bashkia Fushë – Arrëz shtrihet në një zonë malore me një sipërfaqr prej 540 km², ku 927 ha e zënë toka bujqësore. Qyteti i Fushë Arrëzit njihet si një qendër e vogël industriale ku ka mbizotëruar për vite me rradhë industria e përpunimit të drurit dhe fabrika e pasurimit të bakrit. Burimi kryesor i punësimit deri tani është fabrika e përpunimit të bakrit së bashku me disa punishte të vogla të për prodhimin e lëndës drusore. Zhvillimi perspektiv i qytetit është i lidhur ngushtësisht me industrinë e përpunimit të drurit dhe të mineraleve si dhe sektorin e turizmit malor dhe kultivimit të bimëve mjekësore.<div></div>



ORIENTIMI AFATGJATE


Fushë – Arrëzi, është një Bashki me burime njerëzore të kualifikuara, si në nivelin e administratës vendore ashtu edhe në strukturat e sipërmarrjes së biznesit, kulturës, sportit dhe arsimit që nxisin krijimin e një klime të favorshme për biznesin vendas e të huaj dhe mundësitë për punësim duke reflektuar rritje të qëndrueshme të të ardhurave për banorët. Bashkia Fushë Arrëz është një vend i sigurt, i pastër dhe tërheqës për banorët dhe komunitetet në rritje, të cilët kanë mundësi të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre në bashkëveprim me pushtetin vendor. Bashkëpunimi me donatorë dhe me Qeverinë Shqiptare mundëson jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës së qytetit tonë por edhe shërbimet publike të ofruara për komunitetin.

Sfidat kryesore te zhvillimit PBA 2020-2022

Disa nga sfidat krysore të zhvillimit janë

  • Adminsitrata Publike
  • Arsimi bazë dhe parauniversitar
  • Infrastruktura
  • Shërbimet publike vendore
  • Adminsitrimi i pyjeve dhe mbrojtja nga zjarret