Himara

BASHKIA Himarë

Me një shtirje relativisht të gjerë gjeografike, Bashkia Himarë është një nga zonat me karakteristikat dhe të larmishme në Republikën e Shqipërisë. Kjo larmi shfaqet si në terrenin e saj dhe karakteristikat gjeografike ashtu edhe në larmishmërinë kulturore dhe demografike. Dy zonat kryesore të saj janë pjesa e ish-komunës Horë-Vranisht dhe Bashkia Himarë me njësinë administrative Lukovë. E para dallohet për terrenin e saj të ashpër dhe shpesh te izoluar ndersa e dyta më shumë e aksesueshme dhe një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik veror përbën atë që njihet si Riviera Shqipëtare. Me një fokus kryesisht në turizem dhe agro-turizëm, Bashkia Himarë pret një numër të konsiderueshëm të turistëve të huaj dhe vendas. Sipas të dhënave të INSTAT dhe agjenisive të ndryshme zona e Rivieres Shqipëtare pret numrin më të madh të turistëve të huaj kryesisht nga Polonia, Gjermania, dhe vendet skandinave. Prandaj edhe fokusi I investimeve përqëndrohet kryesisht në facilitimin e turizmit dhe ne të njëjtën kohe ruajtjen e burimeve natyrore. Planit të Përgjithëshëm Vendor i Himarës është promovimi i zhvillimit dhe turizmit të qëndrueshëm në zonë, i cili adreson nevojën për të mbrojtur burimet e vlefshme dhe për të promovuar menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke minimizuar ndikimet negative në mjedis të zhvillimit lokal dhe të infrastrukturës.<div></div>



ORIENTIMI AFATGJATE


Hartimi i objektivave mundëson realizimin e një plani që garanton një zhvillim të qëndrueshëm. Ecuria e procesit paralelisht me etapat e hartimit të Planit siguron një bashkëpunim frytdhnës midis këtyre instrumentave në drejtim të ruajtjes së parametrave mjedisorë të zonës në studim si dhe atyre të shëndetit publik. Këto objektiva janë hartuar në përputhje me ligjshmërinë kombëtare dhe ndërkombëtare duke pasur parasysh direktivat Europiane, konventat ndërkombëtare dhe dokumenta të tjera të rëndësishëm. Ligjet shqiptare dhe direktivat e ndryshme evropiane lidhur nga njëra anë me tokën, biodiversitetin, pyjet, ujin e pijshëm, detin, lumenjtë, liqenet, rezervuarët dhe nga ana tjetër ato për shëndetin publik kanë shërbyer si orientuese në hartimin e këtyre objektivave

Sfidat kryesore te zhvillimit PBA 2020-2022

Disa nga sfidat krysore të zhvillimit janë

  • Problemet socio-ekonomike si rezultat lëvizjeve demografike.
  • Mungesa e investimeve dhe infrastrukturës.
  • Aktivitetet e paqëndrueshme ekonomike dhe cilësia e ulët e produktit turistik.
  • Ndërtime informale dhe zhvillim informal.
  • Zhvillimi sporadik dhe i shpërndarë që çon në përdorim të paqëndrueshëm të tokës dhe urbanizimit.
  • Cilësia e dobët e ndërtimeve ekzistuese dhe të objekteve të turizmit.
  • Dëmtimi i trashëgimisë kulturore e cila mbetet e pambrojtur.
  • Mangësi në shërbimet publike dhe infrastrukturë.

Programi buxhetor afatmesëm 2020-2022

  • Ne ligjin nr. 139/2015 neni 16 pika 1 “Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes”
  • Ne ligjin nr. 68, date 27.04.2017 “Per vetëqeverisjen vendore”, Neni 5, pika ç “Programet buxhetore afatmesme dhe projektbuxhetet vjetore vendore konsultohen me komunitetin dhe grupet e interesit në njësinë e vetëqeverisjes vendore.”
  • Nje seri konsultimesh me komunitetin dhe grupet e interesit sipas nje kalendari te percaktuar.

Projektet kryesore të investimeve janë përqëndruar kryesisht në:

  • Te Ardhura nga Taksa(27% te buxhetit) parashikohet në total 164, 000, 000 lekë.
  • Te ardhura nga tarifat vendore, e cila parashikohet në 114,228,000 lekë ose rreth 18% e buxhetit.
  • Te ardhura nga shitja e prones dhe dhënia me qera , vlera e të ciles parashikohet rreth 11,000,000 ose 2% e totalit të buxhetit.
  • Të ardhurat e tjera, të cilat përbejnë pjesën më të madhe të buxhetit me rreth 53% në total përfshijnë 331,132,000 lekë