Himara

BASHKIA Malesi e Madhe

Bashkia Malësi e Madhe ka ndërveprim ekonomik, infrastrukturor, social etj., me rajonin e Shkodrës dhe me Malin e Zi, duke krijuar kështu një lidhje shumë të ngushtë ndërmjet këtyre vendeve. Në pjesën perëndimore të Bashkisë, kalon aksi i rëndësishëm infrastrukturor dhe ekonomik i cili lidh Podgoricën, duke kaluar në Malësinë e Madhe, për të vijuar me Shkodrën dhe duke vazhduar me Lezhën e Tiranën e më pas me Durrësin. Hekurudha që kalon në perëndim të rajonit të Malësisë së Madhe dhe lidhja që kjo hekurudhë ka me qytetin e Podgoricës ka potencialin për lidhje ndërkombëtare, edhe për udhëtim pasagjerësh. Të dhënat urbane që gjenerohen nga PPV, ndihmojnë në analizën e potencialit të përgjithshëm të industrisë së ndërtimit, në funksion të fondit publik dhe privat të banesave sociale, si dhe subvencionimin nga buxheti i shtetit i këtij potenciali si domosdoshmëri në Bashkinë Malësi e Madhe.<div></div>



ORIENTIMI AFATGJATE


Realizimi i vizionit të Bashkisë kalon në disa hallka, të cilat për të mos humbur fokusin duhet të jenë të strukturuara mirë si në renditje ashtu edhe në shtrirje kohore. Ky vizion bëhet i zbatueshëm duke përcaktuar objektiva të detajuara në programe dhe projekte. Bashkia Malësi e Madhe e bazon zhvillimin e saj ekonomik në disa shtylla, të cilat transformohen në të ardhurat kryesore për banorët e Malësisë së Madhe. Këto shtylla, duhet të promovohen që të krijohet zinxhiri ekonomik funksional në të gjithë territorin e Bashkisë bazuar në mbështetjen dhe fuqizimin e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, ekonomisë pyjore dhe turizmit, infrastrukturës dhe pikave të magazinimit, rritjes së sipërfaqes së punuar dhe prodhuese, rritjes së prodhimit blegtoral, fuqizmit të aktiviteteve ekonomike, prodhuese dhe magazinuese në funksion të ekonomisë lokale dhe rajonale, zhvillimit dhe promovimit të shërbimeve turistike liqenore e malore, administrimit e monitorimi të zhvillimit ekonomik rajonal.



INFORMACION MBI SHPENZIMET


<div>Parashikimi i shpenzimeve për periudhën kohore 2020-2022 është bërë sipas kërkesave buxhetore të çdo njësie shpenzuese, sipas projktplaneve të Bashkisë dhe sipas mundësive të financimit nga të ardhurat e veta</div><div></div>

Sfidat kryesore te zhvillimit PBA 2020-2022

Disa nga sfidat krysore të zhvillimit janë

  • Menaxhimi i burimeve natyrore
  • Shërbimet bujqësore
  • Infrastruktura urbane dhe rurale
  • Menaxhimi i burimeve ujore Shërbimet publike vendore

Programi buxhetor afatmesëm 2020-2022

  • Në projekt buxhetin afatmesëm 2020 – 2022 janë përdorur 19 programe buxhetore
  • Për secilin program buxhetor janë përcaktuar tregues performance që do të përdoren për të matur progresin dhe performancën e bashkisë gjatë 2020 – 2022.
  • Identifikimi dhe vlerësimi i projekteve të investimeve kapitale është bërë në përputhje me nevojat dhe objektivat, kushtëzuar nga pamundësia e financimit të të gjithë projekteve të identifikuara.