01110 - Planifikimi Menaxhimi dhe Administrimi

Programi buxhetor planifikimi, menaxhimi dhe administrimi përbën rreth 14% të buxhetit të vitit 2020, ndërkohë që në vitet në vijim 2021 – 2022 do të zejë një peshë më të madhe në buxhetin e përgjithshëm në vlerat 20%. Në buxhetin e vitit 2020, 20% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar të shpenzohet për investime kapitale, 51% për shpenzime personeli ndërsa 29% për mallra dhe shërbime.

Shiko Programin

04520 - Rrjeti rrugor rural

Programi buxhetor rrjeti rrugor rural përbën rreth 26% - 28% të buxhetit të tre viteve të ardhshme 2020 – 2022. Në buxhetin e vitit 2020, rreth 75% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar të shpenzohet për investime kapitale, 19% për mallra dhe shërbime dhe 6% për shpenzime personeli. Gjatë 2021 – 2022 ky program buxhetor do të vijojë të mbetet sektor strategjik duke zënë deri në 28% të buxhetit të bashkisë

Shiko Programin

06260 - Shërbime publike vendore

Programi buxhetor shërbimet publike vendore përbën rreth 11% të buxhetit të vitit 2020 me një rritje vjetore 1% gjatë 2021 – 2022. Në buxhetin e vitit 2020, 77% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar të shpenzohet për investime kapitale, 9% për shpenzime personeli ndërsa 14% për mallra dhe shërbime. Gjatë 2021 - 2022 parashikohet një zbritje deri në 7% në investime kapitale.

Shiko Programin

09120 - Arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollor

Programi buxhetor Arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollor.përbën rreth 8% të buxhetit të vitit 2020 dhe shoqërohet me një rritje me 2% në vitet 2021 – 2022. Në buxhetin e vitit 2020, 57% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar të shpenzohet për investime kapitale, ndërsa 43% për mallra dhe shërbime. Gjatë 2021 – 2022 parashikohet qëndrueshmëri në zërat e shpërndarjes së buxhetit

Shiko Programin