Himara

BASHKIA Mallakaster

Bashkia Mallakastër është një nga 61 bashkitë e Republikës së Shqipërisë. Bashkia Mallakastër është pjesë integrale e territorit dhe administrimit të Qarkut Fier, e cila kufzohet në veri dhe perëndim me bashkinë Fier, në jug me bashkitë Selenicë dhe Memaliaj, në lindje me bashkitë Poliçan dhe Berat, ndërsa në veri me bashkitë Patos dhe Fier. Kryeqëndra e Bashkisë është qyteti i Ballshit. Territori i Bashkisë Mallakastër shtrihet në një zonë kodrinore në jug të Ultesirës Perëndimore dhe shërben si një zonë kalimtare midis kësaj të fundit dhe Krahinës Malore Jugore, me lartësi mbizotëruese 200 deri 300 metra mbi nivelin e detit.



ORIENTIMI AFATGJATE


Zhvillimi i ekonomisë dhe i një shoqërie gjithëpërfshirëse që ofron oportunitete dhe mirëqenie për të gjithë banorët e Bashkisë Mallakastër. Drejtimet strategjike të bashkisë Mallakstër janë: Zhvillimi dhe diversifikimi i ekonomisë lokale mbështetur në një program të zhvillimit të qëndrueshëm të territorit bazuar në dy sektorë prioritare të zhvillimit: Zhvillimi i biznesit dhe zhvillimi rural, Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës sociale, Menaxhimi i Zhvillimit të Integruar të Territorit - Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës, Administrata Publike

Sfidat kryesore te zhvillimit PBA 2020-2022

Disa nga sfidat krysore të zhvillimit janë

  • Infrastruktura
  • Menaxhimi i integruar i mbetjeve
  • Zhvillimi i biznesit lokal
  • Zhvillimi i bujqësisë
  • Punësimi