01110 - Planifikimi Menaxhimi dhe Administrimi

Programi buxhetor planifikimi, menaxhimi dhe administrimi përbën rreth 20% të buxhetit gjatë tre viteve të ardhshme 2020 – 2022. Gjatë viteve 2020 – 2021, rreth 73% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar të shpenzohet për shërbime personeli, 24% për mallra dhe shërbime dhe 3% për investime. Gjatë 2021 është parashikuar rritje e shpenzimeve për investime në 9%, qëndrueshmëri e buxhetit në mallra dhe shërbime dhe ulje e shpenzimeve për personelin në 69%.

Shiko Programin

04740 - Projekte Zhvillimi

Programi buxhetor projekte zhvillimi përbën rreth 25% të buxhetit gjatë tre viteve të ardhshme 2020 2022. Në buxhetin e vitit 2020, rreth 84% e buxhetit të alokuar në këtë program buxhetor është parashikuar të shpenzohet për investime kapitale ndërsa 16% për mallra dhe shërbime. Është parashikuar një trend i lehtë zbritës në investime gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Shiko Programin

09120 - Arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollor.

Programi buxhetor arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollor përbën rreth 11% të buxhetit gjatë tre viteve të ardhshme 2020 – 2022. Gjatë tre viteve të ardhshme parashikohet qëndrueshmëri e buxhetit të alokuar në shpenzime personeli në masën 98% dhe shpenzime për mallra dhe shërbime në masën 2% të buxhetit total të alokuar për këtë program buxhetor. Gjatë tre viteve të ardhshme, në këtë program buxhetor nuk janë parashikuar investime kapitale.

Shiko Programin