Himara

BASHKIA Patos

Patosi është një bashki e vogël me një qytet industrial relativisht të ri, por me një histori e cila humbet në thellësinë e shekujve, ku ndërthuren traditat e Krahinave të Myzeqesë dhe Mallakastrës.Pasuritë natyrore kanë orientuar ekonominë e Bashkisë drejt sektorit primar dhe industrisë së hidrokarbureve, duke krijuar një pol të rëndësishëm në rang kombëtar. Zhvillimi i ardhshëm orienton bashkëjetesën e industrisë me bujqësinë, duke strukturuar vendbanimet, rritur cilësinë e jetës, dhe shtuar aktivitetet për t’i shërbyer popullsisë të rajonit të Fierit



ORIENTIMI AFATGJATE


Elementët e fortë territorialë, pikat e forta në kapitalin njerëzor dhe ekonomik do jenë themelet e strategjisë së zhvillimit të ardhshëm të territorit. Në zhvillimin e ardhshëm të territorit janë përcaktuar 3 drejtime kryesore të zhvillimit: Zhvillimi ekonomik, Strukturimi dhe gjallërimi i vendbanimeve, Aspektet kulturore, rekreative, sportive dhe ambientale.

Sfidat kryesore te zhvillimit PBA 2020-2022

Disa nga sfidat krysore të zhvillimit janë

  • Sistemi bujqësor
  • Sistemi urban
  • Sistemi natyror dhe ujor
  • Sistemi infrastrukturor
  • Zhvillimi ekonomik i sektorit primar
  • Zhvillimi ekonomik i sektorit dytësore (industri)
  • Zhvillimi ekonomik i sektorit terciar (shërbime)
  • Promovimi i vlerave, traditave dhe produkteve locale
  • Mbështetje e biznesit
  • Sigurimi i aksesit në informacion me lehtësi dhe transparence; përdorimi i teknologjisë bashkëkohore në funksion të komunitetit