Totali i shpenzimeve kapitale per vitin 2021 është planifikuar 376,465 mijë lekë dhe zë 44.8% të totalit të shpenzimeve, per vitin 2022 jane planifikuar 210,297 mijë lekë dhe zë 30.9% të totalit të shpenzimeve dhe në vitin 2023 jane planifikuar 227,000 mijë lekë dhe zë 32.2% të totalit të shpenzimeve.
Siç vërehet dhe nga shifrat e përmbledhura më sipër, niveli i investimeve kapitale për periudhën afatmesme 2021 – 2023 është në trend zbritës. Ndërkohë, krahasuar me vitin aktual 2020, investimet kapitale për vitin 2021 vijnë me rënie në masën 27.5%. Investimet kryesore janë planifikuar në programet buxhetore të mëposhtme:

Rrjeti rrugor rural

Furnizimi me ujë

Strehimi social

Menaxhimi i infrastruktuës së ujitjes dhe kullimit

Arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollor

Informacion më i detajuar rreth projekteve të investimeve jepet më sipër në dokument. Impakti i këtyre projekteve në përmirësimin e funksioneve të bashkisë detajohet për secilin program buxhetor në shtojcën me treguesit e performancës bashkëngjitur relacionit.