Dropull
BASHKIA Dropull
Bashkia Dropull ndodhet në Qarkun e Gjirokastrës dhe shtrihet në pjesën juglindore të vendit tonë. Kjo Bashki përbëhet nga 3 njësi administrative, të cilat janë: Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm dhe Pogon. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e qarkut Gjirokastër. Bashkia  ka nën administrimin e saj 41 fshatra. Dropull i Poshtëm me 16 fshatra , Dropull i Sipërm me 18 fshatra dhe Pogoni me 7 fshatra.  Sipas rregjistrit te Gjendjes Civile, me date 01.01.2019, Bashkia numeron 22685 banore. Qendër bashkie, eshte fshati Jorgucat. Ai gjendet në pozicion gjeografik të përshtatshëm duke qënë në qendër të Dropullit, ne degëzimin e rrugës nacionale Gjirokastër – Kakavi dhe Gjirokastër – Sarandë. Ka luajtur rol si qendër administrative si gjatë periudhës së mbretërisë shqiptare ashtu edhe në vitet e para të pas luftës.  Popullsia në bashkinë e Dropullit i përket minoritetit etnik grek. Kjo zonë është karakterizuar përherë nga emigracioni, theksuar kjo dukuri pas vitit 1997. Popullsia karakterizohet nga mosha e tretë, të rinjtë pergjithesisht jane të larguar në emigracion. Vitet e fundit, me krizën ekonomike që ka përfshirë më gjerë rajonin ka sjellë një rritje të ndjeshme në kultivimin e tokave bujqësore. Ngaqë emigracioni është i lidhur kryesisht me shtetin fqinj Greqinë, të emigruarit kthehen shpesh dhe për periudha kohe të konsiderueshme, sidomos në periudhat e festave dhe atë të verës. Kjo shton gjallërinë e zonës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i saj mund të ndikojë në kthimin permanent qoftë edhe të një pjese të tyre. Bashkia e Dropullit ruan një pasuri të rrallë etno-kulturore. Zona ka ruajtur dhe transmetuar filloksenine(mikpritjen), gjuhen, letersine dhe qyteterimin helen, vallet e bukura, polifonine, kostumet e pasura, motivet epirote të klarinetës, kishat dhe manastiret, sitet arkeologjike, arkitektonine karakteristike, punimet e gurit, artizanatin, zejet, perpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, gastronomine e nderlidhur me traditen etj.. Njësia administrative Dropull i Poshtëm ka fshatra me popullsi më të përqendruar krahasuar me dy njësitë e tjera. Kjo tregohet me raportin e popullsisë aktuale për njësi administrative dhe numrin e fshatrave qe ka cdo njesi.   Popullsia e bashkisë dominohet më shumë nga grupmosha 15-64 vjeç, e cila përbën 58.5% të popullsisë totale. Mosha  e tretë (65 vjec ) zë përqindje të konsiderueshme, 33.8% të  popullsisë. Ky është treguesi me vlerën më të lartë në vendin tonë. Ndërsa grupmosha 0-14 vjec përbën vetëm 7.7% të popullsisë së bashkisë. Kjo strukturë grup-moshash shpjegohet me nivelet e larta të emigracionit të popullatës vendase drejt Greqisë. Pjesa më e madhe që emigron është ajo që i përket moshës 15-65 vjec, pra forca aktive, vecanërisht emigrimimi i të rinjve, duke lënë pas njerëz të moshuar. Bashkia Dropull shtrihet në një sipërfaqe prej 466.67 km² me një densitet prej 48.61 banorë/km². Dropullitet karakterizohen nga një interes i lartë për arsimin, kulturën, përparimin shoqëror në përgjithësi.  Arsimi në Dropull arrin tregues shumë të ulët persa i perket numrit të nxënësve në rajon. Në territorin e bashkisë ka katër kopshte femijesh, prej te cilave nje jopublik dhe dy shkolla te mesme te bashkuara, respektivisht në Dervician, Goranxi, Jergucat, Dervician dhe Bularat, Dervician  ku mësojnë rreth 200 nxënës dhe femije. Banorët e Dropullit aksesojnë shërbime shëndetësore të specializuara në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Në territorin e bashkisë ofrohet shërbim shëndetësor ne tre qendra shendetesore dhe njembedhjete qendra ambulatore me  pese mjekë të përgjithshëm familje, të cilë janë të shpërndarë dy në Dropullin e Poshtëm, po kaq në Dropullin e Sipërm, dhe nje në Pogon. Mbledhja, grumbullimi dhe trajtimi i mbetjeve në Dropull merr rëndësi të madhe në lidhje me sigurimin e një mjedisi të pastër. Kjo merr edhe më shumë rëndësi po të marrim në konsideratë se Dropulli është pjesë e aksit të rëndësishëm të fluksit më të madh të hyrjeve në vendin tonë nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës. Mbetjet e hedhura, nëpërmjet rrjetit fizik ujor përfundojnë në lumin Drino dhe degëzimeve të tij. Ky lum përshkon pothuajse paralel dhe disa herë në distancë shumë të vogël rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavi. Si pasojë, përvec të tjerave, kemi edhe ndotje estetike të mjedisit. Ky lum përshkon dhe pjesën e poshtme të qytetit të Gjirokastrës, duke ndikuar në shtrirjen e fenomenit të ndotjes edhe në të. Përfundimisht, i gjithë fluksi i mbetjeve të pakontrolluara të zonës më të gjerë (dhe jo vetëm të Dropullit), mbërrijnë në lumin Vjosë dhe që aty në detin Adriatik. Zonat e popullura urbane kanë nevojë më të madhe për këtë shërbim. Qendra e  magazinimit të mbetjeve në rajonin e Delvinës, për shkak të afërsisë fizike, shihet si një mundësi e mirë për të përmirësuar shërbimin e pastrimit.. Megjithatë, ndryshe nga shumica e njësive vendore, shkalla e papunësisë për bashkinë mund të themi se paraqitet e ulët, 21.7% është indeksi i papunësisë për bashkinë, kur mesatarja për vendin e këtij treguesi ësht 29.3%. Indeksi i papunësisë për të rinjtë (mosha 15-24 vjeç) paraqitet i lartë , 31.1% ndërsa papunësi te  femrat 20% . Për shkak të natyrës mikse të ekonomisë lokale, banorët janë të punësuar në sektorë të ndryshëm si bujqësi, industri dhe shërbime. Ka rreth 122 biznese të vogla dhe 54 biznese të mëdha dhe vetëm një përqindje e vogël e tyre drejtohen nga gratë, ndërkohë që ka një numër të konsiderueshëm të grave që janë të punesuara në pozicione të ndryshme drejtimi në sektorët e brendshëm të subjekteve apo edhe si punëtore. Struktura e punësimit në këto sektorë paraqitet si më poshtë: në bujqësi janë të punësuar 10.2% e forcës aktive të punës, në industri rreth 32.4%, dhe në shërbime 57.3%. Vihet në dukje se në teritorin e Bashkise Dropull funksionon një numër i konsiderueshëm biznesesh, disa prej të cilave me rëndësi jo vetëm rajonale, por edhe kombetare. Kjo ka sjellë që në këtë zonë të ketë një numër të konsiderueshëm fuqie punëtore të angazhuar prej bashkive fqinje.
ORIENTIMI AFATGJATE
Fushat kryesore të orientimit afatgjatë të bashkisë Dropull janë:Rritja e askesueshmerise dhe integrimi territorial.Integrimi ne rajonin ekonomik nderkufitar permes zhvillimit dhe diversifikimit te ekonomise lokale.Ruajtja e karakterit rural te vendbanimeve dhe permiresimi i cilesise dhe kushteve te jeteses.Mbrojtja e pejzazhit, habitateve natyrore dhe mobilizimi ndaj emergjencave
INFORMACION MBI SHPENZIMET
Bashkia është munduar që shpenzimet e personelit dhe operative të mbahen pothuajse në të njëjtat nivele dhe të ketë një rritje të vogël të shpenzimeve kapitale, në të cilat përfshihen vetëm shpenzimet nga të ardhurat e veta të bashkisë dhe transferta e pakushtëzuar. Në programimin e tavaneve të shpenzimeve buxhetore në total, duke qenë se gjithnjë ka shpenzime dhe të ardhura të trashëguara vit pas viti, të cilat nuk mund të parashikohen në këtë faze, nuk është parashikuar fond kondigjence dhe fond rezervë. Ato do të programohen vit pas viti dhe do të mbulohen nga këto shpenzime.