Libohovë

BASHKIA Libohovë

Libohova kufizohet në veri me bashkinë Këlcyrë, në lindje me Bashkinë Përmet, në jug me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Gjirokastër. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Libohovës. Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 3.667 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 7.116 banorë. Libohova shtrihet në një sipërfaqe prej 248.24 km2 me një densitet prej 28.83 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 3 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 17 fshatra. Zona që përfshihet në bashkinë e re është e pasur me monumente arkeologjike, historike, monumente kulti dhe natyrore, me vlera unike në llojin e vet, të vizitueshme në çdo kohë dhe të njohura ndërkombëtarisht. Kjo zonë është në proces gjenerimi dhe ofron mundësi punësimi, përqendrimi, investimi, turizmi, duke premtuar përmirësim të jetës së banorëve. Libohova mban rekord në Shqipëri për shumëllojshmërinë e bimëve medicinale. Pozicioni gjeografik e bën Libohovën një qendër potenciale, duke u bashkuar me zonat e tjera përreth si komunën Qendër- Libohovë apo komunën Zagorie. Ajo mund të ofrojë një shërbim më të mirë si qendër bashkie, duke shfrytëzuar potencialet hidrike, bujqësore, blegtorale dhe turistike të të gjithë zonës



ORIENTIMI AFATGJATE


Bashkia e  Libohovës ka nevojë për investime në infrastrukturë, ekonomi, turizëm, bujqësi e blegtori, pasi është një nga zonat më të rëndësishme për numrin e bagëtive të imta dhe sipërfaqes bujqësore. Libohova mban rekord në Shqipëri për shumëllojshmërinë e bimëve medicinale . Pozicioni gjeografik e bën Libohovën një qendër potenciale, duke u bashkuar me zonat e tjera përreth si komunën  Qendër- Libohovë apo komunën  Zagorie. Ajo mund të ofrojë një shërbim më të mirë si qendër bashkie, duke shfrytëzuar potencialet hidrike, bujqësore, blegtorale dhe turistike të të gjithë zonës. Administrimi i të ardhurave nga bujqësia, nga blegtoria, fuqizimi dhe nxitja e bizneseve dhe  promovimi i produkteve të zonës mbeten sfida për t’u përballuar nga bashkia e  Libohovës.



INFORMACION MBI SHPENZIMET


Shpenzimet totale per Bashkinë Libohovë, per vitin 2020 janë 142,036 mijë lek; Shpenzimet e personelit për paga e sigurime 20,638; Shpenzime për investime total 107,304 mijë lek; Totali i shpenzimeve operative per kapitullin 1 5 është 11,943 mijë lek , shpenzimet operative janë te datajuara sipas zërave të tillë: Mater. Dhe sherb. Zyre dhe te pergj.Materiale dhe sherb. Speciale; Sherbime; Shpenzime transporti; Shpenzime udhetimi; Mirembajtje te zakonshme; Qeradhenie; Detyrime dhe komp. Legale; Shpenzime te lidhura me huate; Shpenzime te tjera operative.<div></div><table border="0" cellpadding="0" cellspacing="0" width="214" style="border-collapse: collapse;width:161pt"> <colgroup><col width="214" style="mso-width-source:userset;mso-width-alt:7826;width:161pt"> </colgroup><tbody><tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" width="214" style="height:15.0pt;width:161pt"></td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none"></td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none"></td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none"></td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none"></td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none">;</td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none"></td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none">Detyrime dhe komp. Legale</td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none">Shpenzime te lidhura me huate</td> </tr> <tr height="20" style="height:15.0pt"> <td height="20" class="xl72" style="height:15.0pt;border-top:none">Shpenzime te tjera operative</td> </tr></tbody></table><div></div>