Roskovec

BASHKIA Roskovec

Bashkia e Roskovecit, ndodhur ndërmjet poleve të zhvillimit të Fierit dhe Beratit, e avantazhuar nga pozicioni territorial midis fushës së Myzeqësë dhe kodrave të Mallakastrës, do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social ekonomik, duke u përqendruar në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe duke krijuar kushte për zhvillimin e agrobiznesit dhe turizmit kulturor . Bashkia Roskovec perbehet nga 4 njesi administrative qe perfshijne 14 fshatra dhe qytetin e Roskovecit.Me nje popullsi 32,276 banore dhe me siperfaqe prej rreth 118 km2. Bashkia e Roskovecit është e angazhuar për një zhvillim dhe rritje të qëndrueshme. Strategjia e bashkisë dëshmon vullnetin aktual për të mbrojtur burimet, për të rritur asetet dhe për të krijuar një rrugë drejt një territori fleksibël dhe gjallërim më të madh në çdo aspekt të komunitetit. Në mënyrë që strategjia të shërbejë si një rrugë lidhëse mes territorit dhe politivave fiskale të bashkisë, ajo detajohet në këto drejtime kryesore të zhvillimit: Zhvillimi ekonomik; Strukturimi dhe gjallërimi i vendbanimeve; Aspektet kulturore, rekreative, sportive dhe ambientale;



ORIENTIMI AFATGJATE


Bashkia e Roskovecit është e angazhuar për një zhvillim dhe rritje të qëndrueshme. Strategjia jonë dëshmon vullnetin aktual për të mbrojtur burimet, për të rritur asetet dhe për të krijuar një rrugë drejt një territori fleksibël dhe gjallërim më të madh në çdo aspekt të komunitetit. Në mënyrë që strategjia të shërbejë si një rrugë lidhëse mes territorit dhe politivave fiskale të bashkisë, këto drejtime janë lidhur me funksionet kryesore të bashkisë.



INFORMACION MBI SHPENZIMET


Persa i perket shpenzimeve sipas sektoreve veme re qe vendin kryesor te ketyre shpenzimeve e ze funksioni 06"Strehimi dhe komoditetet te komunitetit" per periudhen 2017-2019, ndersa per periudhen 2020-2022 e ze funksioni 04"Ceshtjet ekonomike" dhe funksioni 10"Mbrojtja sociale"Ndersa peshen specifike me te vogel per shpenzimet e periudhes 2020-2022 dhe per te periudhes paraardhese e ze funksioni 03 "rendi dhe siguria publike" si dhe funksioni 08 "Argetim, kultura, feja" Shpenzimet per personelin jane pothuajse ne te njenjtat nivele per periudhen 2020-2022, ndersa shpenzimet operative jane me rritje nga nje vit ne tjetrin per kete periudhe, si pasoje e rritjes se shpenzimeve te mirembajtjes se rrugeve, ne menaxhimin e mbetjeve dhe gjelberimit si pasoje shtimin e ketyre sherbimeve si dhe mirembajtjen e objekteve shkollore.