Shkodër

BASHKIA Shkodër

Bashkia Shkodër tashmë përfshin një territor me një sipërfaqe prej 872.71 km2, dhe një popullsi prej rreth 209,542 banorë të regjistruar. Me ndarjen e re territoriale dhe administrative ka një pozicion të tillë që mbulon zonën detare dhe bujqësore në jug të saj, gjithashtu edhe zonën më malore të Shqipërisë në veri. Ndërsa në pjesën perëndimore kufizohet nga Liqeni i Shkodrës, i cili ka një rëndësi mjaft të madhe kombëtare dhe ndërkutare në marrëdhënie me Malin e Zi. Parë pikërisht nga marrëdhëniet ndërkufitare, pozicioni i favorshëm gjeograk, mundëson lidhjet si territoriale po ashtu edhe ekonomike dhe natyrore të Shkodrës me Malin e Zi dhe Kosovën duke e kthyer kështu në një pozicion mjaft të favorshëm strategjik për gjithë rajonin. Bashkia Shkodër karakterizohet nga një shumëllojshmëri aktivitetesh ekonomike ku mund të gjejmë elementë të industrisë, energjisë, zonave turistike dhe ekonomike. Baza ekonomike përbëhet nga bizneset e vogla, të cilat janë edhe katalizatorë të zhvillimit, pasi krijimi, zhvillimi dhe përmirësimi i këtyre bizneseve përbën një potencial të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Programi buxhetor afatmesëm është një instrument i rëndësishëm financiar, ku objektivat e strategjisë së zhvillimit përkthehen në ndërhyrje konkrete.





INFORMACION MBI SHPENZIMET


Totali i shpenzimeve kapitale per vitin 2020 është planifikuar 431 662 mijë lekë dhe zë 14.7% të totalit të shpenzimeve, per vitin 2021 jane planifikuar 430 379 mijë lekëdhe ze 14.7 % te totalit te shpenzimeve dhe ne vitin 2022 jane planifikuar 477 395 mijë lekëdhe ze 15.8 % te totalit te shpenzimeve.