BASHKIA Himarë
Me një shtirje relativisht të gjerë gjeografike, Bashkia Himarë është një nga zonat me karakteristikat dhe të larmishme në Republikën e Shqipërisë. Kjo larmi shfaqet si në terrenin e saj dhe karakteristikat gjeografike ashtu edhe në larmishmërinë kulturore dhe demografike. Dy zonat kryesore të saj janë pjesa e ish-komunës Horë-Vranisht dhe Bashkia Himarë me njësinë administrative Lukovë. Me një fokus kryesisht në turizem dhe agro-turizëm, Bashkia Himarë pret një numër të konsiderueshëm të turistëve të huaj dhe vendas. Sipas të dhënave të INSTAT dhe agjenisive të ndryshme, zona e Rivieres Shqiptare pret numrin më të madh të turistëve të huaj kryesisht nga Polonia, Gjermania, dhe vendet skandinave. Prandaj edhe fokusi i investimeve përqëndrohet kryesisht në facilitimin e turizmit dhe në të njëjtën kohë ruajtjen e burimeve natyrore.
Objektivat kryesor të zhvillimit strategjik të bashkisë Himarë janë:
Zgjerimi, mirëmbajtja dhe progresi në infrastrukturën rrugore;
Investime në përmirësimin e ambienteve parashkollore, dhe parauniversitare dhe godinave publike;
Mirembajtja e infrastrukturës së ujitje dhe kullimit;
Sherbimet Publike vendore;
Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve aq sa të reduktohen rreziqet për shëndetin publik, mjedisin, dhe tregtinë në përputhje me kërkesat e BE;
Sigurimi i ujit të pijshëm për të gjithë popullatën; Mbrojtja e të gjithë burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore;
Sigurimin e një zhvillimi të qendrueshëm ekonomik me përqëndrim në agro-turizëm, bujqesi dhe mbështetje të ekonomisë rurale
ORIENTIMI AFATGJATE
Bashkia do të jetë aktor kryesor në mbështetjen e zhvillimit ekonomik te zones me kompetenca dhe instrumente konkrete që nxisin sipërmarrjen dhe investimet. Klima lokale e biznesit do të mbështetet me nisma konkrete dhe investime publike që lehtësojnë thithjen e investimeve nga biznesi. Promovimi dhe nxitja e klimës së biznesit do të jetë synim i vecante i Bashkise Himare. Planifikimi i territorit do të vazhdojë të jetë një funksion i Bashkise. Në përputhje me planin strategjik të zhvillimit, bashkia do të hartojë dhe miratojë planet territoriale. Ligji i ri për planifikimin e territorit i jep kompetencë bashkise për hartimin dhe miratimin e planeve të zhvillimit të territorit dhe lejeve të zhvillimit. Në zbatim të reformës territoriale do të rishikohet plani ekzistues të zhvillimit të territorit. Nga Qeveria qendrore do të sigurohet, mbështetje financiare për Bashkine për rishikimin e planeve vendore dhe bazën e të dhënave të krijuara për territorin.