Memaliaj

BASHKIA Memaliaj

Bashkia  Memaliaj kufizohet në Veri me bashkinë Berat, në Veri –Perëndim  me Bashkinë Mallakastër, në Veri-Lindje me Bashkinë Poliçan, në Lindje me Bashkinë Këlcyrë, në jug me Bashkinë Tepelenë dhe në perëndim me Bashkinë Selenicë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Memaliajt. Qyteza e njohur prej vitesh për minierën e qymyrgurit e ka humbur me kohë këtë profil për shkak të mbylljes së saj. Shumë prej banorëve kanë migruar apo emigruar, ndërsa ata që jetojnë ende në Memaliaj merren me shërbime të vogla apo njësi tregtare lokale. Zona e re që krijohet me njësinë administrative shtrihet kryesisht buzë Lumit Vjosa. Ajo do të ketë përparësi bujqësinë dhe blegtorinë si dhe zhvillimin e shërbimeve të vogla tregtare për popullsinë urbane. Burimet e tjera të të ardhurave, krahas bujqësisë dhe blegtorisë mund të vijnë dhe nga vreshtaria, mbledhja e bimëve medicinale, turizmi lumor, turizmi historik dhe ai kulturor. Në përbërje të kësaj bashkie ndodhen 5 njësi administrative: Memaliaj, Memaliaj Fshat, Qesarat, Krahes, Luftinje dhe Buz,



ORIENTIMI AFATGJATE


  Bashkia e Memaliaj  ndodhur përgjatë një aksi të rëndësishëm me potencial zhvillimi, do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm  social ekonomik të territorit bazuar në zhvillimin e agro-turizmit dhe turizmin alternativ, bujqësinë dhe agrobiznesin duke marë avantazh nga përparësitë territoriale dhe trashëgimia historiko-kulturore, nëpërmjet përdorimit të instrumentit të bashkëpunimit ndërvendor. Bashkia e Tepelenës, me një qeverisje të mirë lokale do të kthehet në bashki me shërbime publike cilësore dhe infrastrukturë bashkëkohore që mundëson cilësi të lartë jetese për banorët duke ngjallur te popullsia e larguar nga zonat rurale dëshirën për t’u kthyer e jetuar më mirë.