BASHKIA Himarë
Me një shtirje relativisht të gjerë gjeografike, Bashkia Himarë është një nga zonat me karakteristikat dhe të larmishme në Republikën e Shqipërisë. Kjo larmi shfaqet si në terrenin e saj dhe karakteristikat gjeografike ashtu edhe në larmishmërinë kulturore dhe demografike. Dy zonat kryesore të saj janë pjesa e ish-komunës Horë-Vranisht dhe Bashkia Himarë me njësinë administrative Lukovë. E para dallohet për terrenin e saj të ashpër dhe shpesh te izoluar ndersa e dyta më shumë e aksesueshme dhe një nga zonat më të frekuentuara gjatë sezonit turistik veror përbën atë që njihet si Riviera Shqipëtare. Me një fokus kryesisht në turizem dhe agro-turizëm, Bashkia Himarë pret një numër të konsiderueshëm të turistëve të huaj dhe vendas. Sipas të dhënave të INSTAT dhe agjenisive të ndryshme zona e Rivieres Shqipëtare pret numrin më të madh të turistëve të huaj kryesisht nga Polonia, Gjermania, dhe vendet skandinave. Prandaj edhe fokusi I investimeve përqëndrohet kryesisht në facilitimin e turizmit dhe ne të njëjtën kohe ruajtjen e burimeve natyrore. Planit të Përgjithëshëm Vendor i Himarës është promovimi i zhvillimit dhe turizmit të qëndrueshëm në zonë, i cili adreson nevojën për të mbrojtur burimet e vlefshme dhe për të promovuar menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke minimizuar ndikimet negative në mjedis të zhvillimit lokal dhe të infrastrukturës.
ORIENTIMI AFATGJATE
Hartimi i objektivave mundëson realizimin e një plani që garanton një zhvillim të qëndrueshëm. Ecuria e procesit paralelisht me etapat e hartimit të Planit siguron një bashkëpunim frytdhnës midis këtyre instrumentave në drejtim të ruajtjes së parametrave mjedisorë të zonës në studim si dhe atyre të shëndetit publik. Këto objektiva janë hartuar në përputhje me ligjshmërinë kombëtare dhe ndërkombëtare duke pasur parasysh direktivat Europiane, konventat ndërkombëtare dhe dokumenta të tjera të rëndësishëm. Ligjet shqiptare dhe direktivat e ndryshme evropiane lidhur nga njëra anë me tokën, biodiversitetin, pyjet, ujin e pijshëm, detin, lumenjtë, liqenet, rezervuarët dhe nga ana tjetër ato për shëndetin publik kanë shërbyer si orientuese në hartimin e këtyre objektivave