BASHKIA URA VAJGURORE
Vënia në dispozicion në mënyrë inteligjente e të gjitha burimeve financiare e njerëzore për harmonizimin e interesave publike dhe private, për zhvillim ekonomik e social në të gjithë territorin e Bashkisë
ORIENTIMI AFATGJATE
Ura është një qytet që mbart vlera të trashëgimisë kulturore botërore, me një strukturë të unifikuar e të konsoliduar, urbane dhe rurale, me cilësi të lartë jetese, i lidhur mirë me zonat qendrore të Shqipërisë përmes një infrastrukture moderne, si një destination i fuqishëm turistik dhe portë hyrëse pritëse për një rajon të pasur natyror. Koncepti i propozuar për zhvillimin e Urës synon të harmonizojë zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe hapësinor me mbrojtjen e burimeve natyrore, zbutjen e pabarazive sociale dhe promovimin e zhvillimit intelektual të shoqërisë. Këto janë themele të forta, të cilat garantojnë që i gjithë komuniteti të përfitojë sot, duke i trashëguar njëkohësisht brezave të ardhshëm një territor e mjedis të shëndetshëm e të vetëripërtëritshëm, krahas zhvillimit ekonomik dhe social të qendrueshëm
INFORMACION MBI SHPENZIMET
Bashkia Ura Vjagurore ka planifikuar shpenzime me PBA-ne 2020-2022 si me poshte:Per vitin 2020 shpenzime korente 338817.92 mije lek; Shpenzime kapitale 167582.08 mije lek totali i shpenzimeve eshte 506400 mije lek nga ku shpenzimet per programin Planifikimi , Menxhimi dhe Administrimi zene 16.53% te totalit te shpenzimeve; Programi Menaxhimi i infrastruktures se ujitjes dhe kullimit ze rreth 4.5%;Programi menaxhimi i ujitjes dhe i kullimit zë rreth 0.2 %;Kujdesi social per familjet dhe fëmijët zë rreth 2%;Fondi rezervë dhe kontigjenca rreth 1.18 %; Policia vendore rreth 1.17% Shërbimet e zjarrfikësve rreth 4%; Rrjeti rrugor rural 27.76%;Ndërgjegjësimi Mjedisor zë rreth 0.45 %;Planifikimi vendor urban zë rreth 1.2 %;Shërbimet publike vendore zënë rreth 17.88%; Furnizimi me uje zë rreth 0.4%; Sporti dhe Argetimi zë rreth 2.13% ; Arsimi 13%; Kujdesi social per personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuar rreth 1.32%