Himara

BASHKIA Pukë

Puka, një qytet që po zhvillohet ekonomikisht dita ditës duke u mbështetur në ripërtëritjen e vazhdueshme dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore ujore, potencialeve pyjore dhe terrenit turistik malor.



ORIENTIMI AFATGJATE


Objektivi ynë strategjik i zhvillimit të bashkisë së Pukës është një dimensionin financiar i integruar brenda Programit Buxhetor Afatmesëm 2020-2022. Evidentimi i prioriteteve gjatë këtij procesi është pikënisja e punës tonë të përbashkët në gjetjen dhe mbledhjen e burimeve financiare të nevojëshme për realizimin e tyre.Përveç përmirësimeve të vazhdueshme në drejtim të rritjes së kapaciteteve financiare të bëra në vitin e kaluar, jemi munduar të mbledhim burime financiare të mjaftueshme për realizimin e prioriteteve dhe projekteve tona të evidentuara. Natyrisht që ka shumë punë për të bërë, ndaj realizimi dhe financimi i projekteve të evidentuara konsiderohet ende një proces në vazhdim. Bashkëpunimi me donatorë dhe me Qeverinë Shqiptare ka mundësuar jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës së qytetit tonë por edhe shërbimet publike të ofruara për komunitetin. Nga pikëpamja strategjike, Programi Buxhetor Afatmesëm i jep rrugë zhvillimit të qytetit të Pukës sipas një metode të re parashikimi, zbatimi, vlerësimi, monitorimi dhe raportimi të shpenzimeve dhe investimeve të Bashkisë. Tranzicioni i përpilimit të PBA nga buxheti mbi bazë artikujsh te buxheti mbi bazë programesh synon rishpërndarjen e shpenzimeve buxhetore bazuar në pritshmëritë dhe nivelin e realizimit të çdo projekti dhe koston qëllimet dhe objektivat strategjikë në vlerë dhe në kohë, duke krijuar të gjitha mundësitë për monitorimin dhe vlerësimin e progresit në përmbushjen e Vizionit të Planit Strategjik të Zhvillimit Ekonomik.



INFORMACION MBI SHPENZIMET


Shpenzimet e personelit kane pesuar rritje vetem per ate shtese te nr te pnonjesve nderhe qe niveli i pagave nuk ka ndryshuar krahasuar me vitin 2019.Ne lidhje me detyrimet e prapambetura theksojme se ato jane ne qender te vemendjes sone kryesisht dhe ne varesi  te ardhurave qe ne realizojme,po ashtu sqarojme se ne nuk kemi shtuar asnje qindarke detyrime qe nga viti 2015 e deri tani.Keshtu jane planifikuar te likuidohen sipas viteve Per vitin 2020 vlera 3000 mije leke;Per vitin 2021 vlera 4700 mije leke ;Per vitin 2022 vlera 9248 mije leke;Ne menyre te permbledhur shpenzimet e pritshme paraqiten:Per vitin 2020 vlera 434 156 mije leke;Per vitin 2021 vlera 414 311 mije leke;Per vitin 2022 vlera 420 458 mije leke<div></div>

Programi buxhetor afatmesëm 2020-2022

  • Barazinë në përftimin e Shërbimeve
  • Konkurueshmërinë dhe Zhvillimin Ekonomik
  • Cilësinë e Lartë e Jetesës dhe Zhvillimin Urban
  • Mbrojtjen e mjedisit dhe aftësinë për ta ripërtërirë atë

Projektet kryesore të investimeve janë përqëndruar kryesisht në:

  • Shpërndarje e burimeve financiare për periudhën 2020-2022 sipas çdo programi
  • Shpenzime bazuar në politikat dhe objektivat e programeve sipas funksioneve të veta, të deleguara dhe atyre të financuara me transfertë të pakushtëzuar sektoriale