Himara

BASHKIA Shkodër

Bashkia Shkodër në 2030 do të jetë një qëndër e rëndësishme kombëtare, një portë e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe një nyje e rëndësishme transporti. Bashkia Shkodër është lider i rajonit ekonomik Shkodër-Lezhë-Podgoricë dhe ndërvepron me sukses si pjesë e nënrajoneve natyrore, ndërkufitare e turistike.Një bashki me një zhvillim territorial të integruar e cila garanton barazinë në shërbime dhe në akses ndaj qytetarëve dhe vizitorëve bazuar në një sistem policentrik të zhvillimit. Një qëndër primare me një cilësi të lartë jetese ku ballinat ujore dhe zonat historike gjallërojnë jetën urbane të Bashkisë Shkodër. Shkodra si një model ndërkombëtar për zhvillimin e pedalimit bazuar në kulturën qytetare të përdorimit të hapësirës së përbashkët dhe kombinimit të modaliteteve të ndryshme të transportit.Zhvillimi Ekonomik dhe Urban ndërthuret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, historike e natyrore. Turizmi gjithëvjetor do të jetë një vlerë e shtuar në ekonominë vendore e kombëtareduke garantuar larmishmëri në zhvillim me anë të ekoturizmit, agro-turizmit, turizmit kulturor,malor e ujor. Një Bashki e cila promovon dhe mbështet sipërmarrjet e reja duke tërhequr talentin vendas e rajonal.Shkodra me një mjedis të pastër e cilësor si një bashki e aftë të përballojë presionet dhe krizat e ndryshme ekonomike, sociale e natyrore duke garantuar një cilësi të lartë jetese e zhvillimi.Shkodra bashkëjeton në harmoni me ujin dhe përballet me sukses me rrezikun e përmbytjeve”.



ORIENTIMI AFATGJATE


Bashkia Shkodër mbështet skenarin policentrik të zhvillimit të territorit të saj. Ky skenar paraqitet si koncept në dy nivele, si në nivelin Bashkiak, ku për qëllime të kohezionit territorial kërkohen disa qëndërsi të reja në ofrimin e shërbimeve bazë (shkollë, qëndër shëndetësore, postë), ashtu dhe në nivel qyteti, ku shërbimet dhe aktivitetet duhet të shpërndahen më shumë në territor. Zona urbane e Shkodrës ka nevojë të krijojë qendërsi të reja urbane rreth qendrës historike. Këto qendërsi të reja urbane konsolidojnë strukturën ekzistuese, pa ndikuar në tipologjitë historike të ndërtimit. Ndërkohë zonat rurale kanë nevojë për të përmirësuar qendrat ekzistuese. Kjo qasje do të ruajë tokën bujqësore dhe burimet natyrore. Pra nga njëra anë skenari i policentrizmit promovon shpërndarjen në territor të centraliteteve (sipas një hierarkie të caktuar) dhe një vëmendje më të madhe në përmirësimin e cilësisë urbane edhe në zonat rurale, ndërkohe që nga ana tjetër promovon kompaktësimin dhe konsolidimin e tyre për të mos u shpërhapur në territor. Ky skenar promovon një zhvillim shumë-dimensional të ekonomisë dhe arritjen e qëllimit për zhvillimin rajonal duke promovuar edhe kohezionin territorial. Gjithashtu, krijohet një hierarki qendrash nga primare urbane (qyteti Shkodër) deri tek qendra locale,të cilat ofrojnë shërbime bazë për komunitetin. Gjithashtu skenari policentrik promovon mbrojtjen e burimeve natyrore e ujore duke garantuar mundësinë për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor sipas parashikimeve të PPK dhe PINS.



INFORMACION MBI SHPENZIMET


Totali i shpenzimeve kapitale per vitin 2020 është planifikuar 431 662 mijë lekë dhe zë 14.7% të totalit të shpenzimeve, per vitin 2021 jane planifikuar 430 379 mijë lekëdhe ze 14.7 % te totalit te shpenzimeve dhe ne vitin 2022 jane planifikuar 477 395 mijë lekëdhe ze 15.8 % te totalit te shpenzimeve.

Programi buxhetor afatmesëm 2020-2022

  • Përmirësimin e Aksesit dhe Marrëdhënieve Rajonale
  • Integrimin Territorial dhe Barazinë në Shërbime e Akses
  • Konkurueshmërinë dhe Zhvillimin Ekonomik
  • Cilësinë e Lartë e Jetesës dhe Zhvillimin Urban
  • Mbrojtjen e mjedisit dhe aftësinë për tu përshtatur, mbrojtur dhe rimëkëmbur nga rreziqet natyrore

Projektet kryesore të investimeve janë përqëndruar kryesisht në:

  • Shpërndarje e burimeve financiare për periudhën 2020-2022 sipas çdo programi
  • Shpenzime bazuar në politikat dhe objektivat e programeve sipas funksioneve të veta, të deleguara dhe atyre të financuara me transfertë të pakushtëzuar sektoriale
  • Shpenzime personeli për administratën e bashkisë dhe gjithë punonjësit e njësive të varësisë.