Himara

BASHKIA Tepelene

Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë: Tepelenë, Qendër Tepelenë, Lopës dhe Kurvelesh. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Tepelenë dhe e qarkut Gjirokastër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 24 fshatra.



ORIENTIMI AFATGJATE


Bashkia e Tepelenës e ndodhur përgjatë një aksi të rëndësishëm me potencial zhvillimi, do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm social ekonomik të territorit bazuar në zhvillimin e agro-turizmit dhe turizmin alternativ, bujqësinë dhe agrobiznesin duke marë avantazh nga përparësitë territoriale dhe trashëgimia historiko-kulturore, nëpërmjet përdorimit të instrumentit të bashkëpunimit ndërvendor. Bashkia e Tepelenës, me një qeverisje të mirë lokale do të kthehet në bashki me shërbime publike cilësore dhe infrastrukturë bashkëkohore që mundëson cilësi të lartë jetese për banorët duke ngjallur te popullsia e larguar nga zonat rurale dëshirën për t’u kthyer e jetuar më mirë.

Sfidat kryesore te zhvillimit PBA 2020-2022

Disa nga sfidat krysore të zhvillimit janë

  • Zhvillimi i qendrueshëm ekonomik dhe finaciar
  • Konsolidimi fiskal e fianciar
  • Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike dhe shtrirja e tyre në të gjithë territorin e Bashkisë.
  • Zhvillimi cilësor e mbështetja e bujqësisë
  • Rritja e peshës së shpenzimeve kapitale në raport me të gjithë shpenzimet.
  • Mbështetja dhe zhvillimi i turizmit mbetet një nga prioritete kryesore